Korçë/ Mësuesi ngacmonte seksualisht dy të miturat, prindërit të shqetësuar: Duam siguri në shkolla!

schedule09:16 - 14 Nëntor, 2024

schedule 09:16 - 14 Nëntor, 2024

Mësuesi Bledar Duro u arrestua një ditë më parë për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”.

Në një intervistë për “ABC News”, prindërit që kanë nxënësit në këtë shkollë janë shprehur të shqetësuar.

“Është një faj shumë i rëndë. Unë kam një nip dhe e çova në shkollë, këto situata në shqetësojnë shumë. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes dhe të ketë kritere”, ka thënë një nga gjyshërit që dërgon fëmijët në shkollë.

Një tjetër prind gjithashtu ka bërë thirrje që të bëjnë kontrolle në shkolla, mësuesit të zgjidhen më të përshtatshëm.

“Na shqetëson pasi sjellim fëmijët këtu. Shumë gabim është nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë kontrolle, intervista më të gjata për të punësuar mësuesit, që të jenë të përshtatshëm për të dhënë mësim”, është shprehur një prind.

Një tjetër qytetare theksoi se duhet të merren masa pasi shprehet se frikësuar se autori i arrestuar mund të ketë përsëritur atë situatë të rëndë.

“Raste të tilla kemi dëgjuar plot në televizion. Ndihemi shumë të shqetësuar, ja tani qe e dëgjova, unë sjell mbesën këtu, nipin. Këto gjëra nuk janë të momentit, ndërsa personi duhet ti ketë bërë edhe më parë këtë gjest. Më dridhet mishi aq e shqetësuar jam. Themi se mbase marrin masa, por kjo gjë ndodh sërish. Ne duam që shkolla të jetë e sigurt”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/