Detaje/ U qëllua me një plumb në kokë, 52-vjeçari ishte i vetëm momentin kur sulmua

schedule09:03 - 14 Nëntor, 2024

schedule 09:03 - 14 Nëntor, 2024

52-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë, Eduart Reçi, një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërroi jetë këtë të enjte në spitalin e Traumës.

Detaje të reja janë mësuar lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në kryeqytet. Mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor, shihet 52-vjeçari që rrëzohet në tokë pas goditjes me një plumb në kokë. Ai ka qene i vetëm duke qëndruar ne kembe në momentin kur është qëlluar. Ndaj tij është qëlluar vetëm një herë. Predha që e ka kapur në kokë ka qenë tejshpuese.