Shkëmbi: Juli ka karakterin e tij, komplimente edhe Skënderbeut

schedule23:11 - 25 Nëntor, 2019

schedule 23:11 - 25 Nëntor, 2019

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, është një nga të ftuarit në Pressing, në ABC News. Pasi foli për Partizanin dhe çështjen “Mala”, Shkëmbi foli edhe për Tiranën, trajnerin Ahmataj dhe skuadrën e Skënderbeut.

TIRANA – “Juli është trajneri i Tiranës, koleg i imi. Jam trajner i Teutës dhe nuk mund të flas shumë, por çdo trajner ka karakterin e tij. Tirana ka presion, por çdo ekip, çdo trajner, ka presion, edhe ai në vend të fundit. Çdo përplasje e trajnerit me presidentin ose me klubin, ndikojnë te lojtarët, por ka të bëjë te lojtarët si sillen në fushë. Ka lojtarë, ekipe, që i ndajnë shumë mirë gjërat, marrëdhëniet me trajnerin, marrëdhëniet brenda fusha dhe të tjera”.

SKËNDERBEU – “Po them diçka që është dhe pak për të qeshur. Dëgjoja veteranët që thoshin: “Në kohën tonë, luhej futboll ndryshe”. Mua nuk më pëlqen të flas kështu. Dua të komplimentoja Skënderbeun. Pas një dëmtimi siç morën, është e vështirë të luajnë një futboll siç po luajnë. Skënderbeu ka shumë futbollistë të mirë, që ka cilësi, dhe që Skënderbeu ka fat që i ka në këto momente. Nëse nuk do t’i kishte këto futbollistë, nuk do të ishte ky Skënderbeu që është. Nga mesi i fushës dhe përpara, ka shumë cilësi. Për mua, nuk luajnë se nuk kanë çfarë të humbin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!