Kreu i Agjencisë Italiane Anti-korrupsion, Raffaele Cantone, u prit në një takim nga Ministrja e Drejtësisë, Etidla Gjonaj. Cantone shprehu vlerësim per hapat e bërë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit.
Vizitën e tij dy ditore në Tiranë kreu i Agjensisë Italiane Anti-korrupsion, Raffaele Cantone, e nisi me një takim në ministrinë e Drejtësisë. Temë e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit.
“Po shikojmë që të zhvillojmë sa më shumë metodologjinë dhe mënyrën e luftës kundër korrupsionit. Ndaj në këtë moment mbetemi në këtë fazë. Jemi duke ripunuar planin e ri 2018-2020 ku aty gjithashtu mekanizmat konkretë do të jenë pjesë e këtij plani, me qëllim që nesër indikaktorët të jenë më konkretë”.
Kreu i Agjencisë Italiane të Anti-korrupsionit vlerësoi hapat e bërë nga Shqipëria për luftën kundër këtij fenomeni dhe shprehu nevojën e krijimit të mekanizmave koordinues.
Nga pikëpamje normative Shqipëria po bën hapa të mëdha në luftën kundër korrupsionit. Gjithë aktivitetet që po zhvillohen në sistemin gjyqësor dhe krijimi i një prokurorie shumë të fortë që do merret me krimet e rënda. Besoj se duhen vënë në praktikë një sërë vepritarish që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit. Shqipëria ka një sërë institucionesh që merren prej kohësh me këto tema, por duhen krijuar mekanizma koordinimi në këto autoritete në mënyrë që të bëhen të dukshme hapat që po bëhen në këtë drejtim”
Ministrja Gjonaj paralajmëroi edhe një proces vetingu në Policinë e Burgjeve.
“Ajo që ne duam të bëjmë sa i përket vetingut të ashtëquajtur në policiunë e burgjeve, një gjë e ngjashme me vetingun që do të kryhet në Policinë e Shtetit. Është një gjë që ne po e planifikojmë. Do t’i ngelet të ardhmes, pasi kërkon një ndërhyrje ligjore dhe masa shumë konkrete për shkak të numrit shumë të lartë të oficerëve të policisë së burgjeve që janë sot”./abcnews.al