Një efektiv i policisë është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri ne pranga efektivin Alban Rustemi.
Efektivi gjatë kohës që ka nisur hetimi ka qenë me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, por aktualisht ishte polic në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ai akuzohet për dekonspirim të aksioneve të policisë, përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë me mallra të tjera.