Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas humbjes 1-0 përballë Partizanit, duke u shprehur i zhgënjyer me mënyrën si shkoi ndeshja. Cungu e pranoi se ekipit të tij i mungoi besimi. Në fjalën e tij për Supersport, Cungu tha:
KUALITETET E ASANIT – “Jam dakord, ishin momente që ndryshuan lojën. Për disa minuta në pjesën e parë ishim si të frikësuar, i lamë terren Partizanit, mbajti topin. Fitoi me një goditje standarde te goli, dhe është e pafalshme në këto situata për ne. Ata krosuan lirisht, dhe në rrëmujë nuk e ndalëm dot.
NDESHJA – “Normalisht që do ishte një ndeshje e vështirë. Po tregojmë që jemi dinjitoz me çdo ekip, mund t’i mundim ekipet. Partizani pati një moment të mirë, por pjesën e dytë të lojës ishim të barabartë.
MUNGESAT – “Ishim të penalizuar edhe nga mungesa e Fangajt, improvizuam me një djalë 18-vjeçar që zbret për herë të parë në një nivel të tillë për Laçin. Dua t’i bëj komplimente. Edhe unë si trajner isha i vetëdijshëm për cilësitë e Partizanit”.
TROKTHI – “Jam i kënaqur nga ai, bëri një ndeshje të mirë duke parë se e vishte fanellën për herë të parë. Edhe kundër Partizanit, emocionet janë më të mëdha. Duke parë të gjitha këto, jam i kënaqur”.
MERKATO – “Ekipi ka nevojë për ndërhyrje, e patë edhe vetë. Fakti që marrim një 18-vjeçar, do të thotë se alternativat nuk janë të duhura. Nuk do flas tani për reparte, por është evidente se duhen blerje”, tha Cungu. /abcnews.al