Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilluan një takim së bashku, ku konfirmuan edhe njëherë mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë është e nevojshme për të penguar agresionin e Rusisë.
Starmer shënoi Ditën e Armëpushimit në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris si i ftuar i Macron të hënën dhe zhvilloi një takim me homologun e tij francez për të folur për pushtimin e Rusisë dhe ndalimin e migracionit të paligjshëm në Kanalin Anglez.
Pallati Elysee, në një deklaratë, tha se të dy udhëheqësit kishin riafirmuar angazhimin e tyre për të “mbështetur Ukrainën në mënyrë të palëkundur”.
Takimi i tyre vjen pas pikëpyetjeve që janë ngritur me rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka thënë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda një dite.
Macron e ftoi personalisht kryeministrin britanik, për të shënuar 120-vjetorin e Antante Cordiale mes Francës dhe Britanisë së Madhe, e cila hapi rrugën për një bashkëpunim më të madh diplomatik mes dy vendeve./abcnews.al


