32 artistë, emra të njohur të artit pamor shqiptar sjellin shqetësimet social-politike me gjuhën e pikturës. Kuratori Besim Tula, thotë se “nëntori” në këto 22 vite ka mbijetuar falë këmbënguljes së artistëve, pasi Ministria e Kulturës nuk i ka mbështetur. Ekspozita, kësaj here ka theks të fortë social politik.
Prej 22 vitesh , emra të njohur të artitr pamor të gjenertave të ndryshme , si Ksenofon Dilo, Kujtim Buza , Gazmend Leka , Aleksandër Filipi apo Besim Tula vazhdojnë Rrugëtimin artistik me ekspozitën Nëntori.
Kjo ekspozitë karakterizohet nga larmi stilesh dhe temash, por sipas kuratorit Tula, kjo është tabloja e Shqiperisë sot
Vete Besim Tula, është një vëzhgues i hollë i aspektit social.
Gazmend Leka kësaj here vjen me një skenë paqeje, ndryshe nga ekspozita e tij personale “Dhoma e hapave të humbur”.
Por as këtë nëntor nuk mungojnë peisazhet poetike dhe portretet.
Edhe kesaj here artistet e njohur nuk juanë mbështetur nga institucionet kulturore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në galerinë Fab.
Prej 22 vitesh breza të njohur artistësh takohen me energjinë e tyre krijuese në ekspozitën Nëntori. /abcnews.al