Rreth 70% e të vrarëve në Gaza nga sulmet izraelite, bombardimet dhe veprimet e tjera luftarake janë gra dhe fëmijë, thuhet në një raport të publikuar në Gjenevë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Dokumenti prej 32 faqesh detajon “realitetin e tmerrshëm që ka ndodhur për popullin e Izraelit dhe Gazës që nga 7 tetori 2023″.
”Vrasjet e civilëve dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare të shqyrtuara në shumë raste mund të përbëjnë krime lufte. Nëse kryhen si pjesë e një sulmi të gjerë ose sistematik të drejtuar kundër një popullsie civile, në përputhje me politikën shtetërore ose organizative, këto shkelje mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit”, shton OKB.