Tetë emigrantë, në Shëngjin/Avokati: Në kamp nuk akomodohen të mitur, kritere rigoroze nga gjykata italiane

schedule13:35 - 8 Nëntor, 2024

schedule 13:35 - 8 Nëntor, 2024

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës “Libra” 8 emigrantë egjiptianë ka mbërritur mëngjesin e së premtes në ujërat e Shëngjinit.

Lidhur me këtë është diskutuar në “News Line”, ku avokati Arbër Hoxha u shpreh se marrëveshja me Italinë është tashmë e zbatueshme në terren.

Ai ka theksuar se sipas marrëveshjes në kampin e Gjadrit duhet të akomodohen vetëm personat e rritur burra dhe janë të ndaluar të miturit dhe seksi femër.

“Duke kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese është e zbatueshme në terren. Legjislacioni që do të zbatohet brenda kampit do të jetë italian. Tani më është e ditur që sipas vendimmarrjes, duhet të akomodohen vetëm personat e rritur burra, të miturit dhe të seksit femër nuk do të mund të akomodohen në kampin e Gjadrit”.

Sipas avokatit, numri i ulët i emigrantëve është në bazë të kritereve rigoroze që ata kalojnë nga Gjykata Italiane.

“Pas çdo marrëveshje fshihet një logjikë marrëveshje. Nuk kishte nevojë Italia për një sipërfaqe toke sepse e ka më të madhe shumë herë. Por ka një demotivim të emigrantëve të cilët nisen për një ëndërr më të mirë dhe përfundojnë në vende të botës së dytë. Edhe askush nga emigrantët që lënë Egjiptit dhe vendet perëndimore nuk do të donte të jetonte në Shqipëri. Numri më i ulët i emigrantëve lidhet me filtrat që ata kalojnë nga gjykata italiane”./abcnews.al