Dështimi i koalicionit qeveritar, Elon Musk e quan kancelarin gjerman “budalla”

schedule13:14 - 8 Nëntor, 2024

schedule 13:14 - 8 Nëntor, 2024

Elon Musk e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz një “budalla”.

Miliarderi amerikan komentoi në X në lidhje me prishjen e koalicionit qeveritar trepalësh të Scholz, duke shkruar në gjermanisht: ‘Olaf është një budalla’.

I pyetur nga një ndjekës në X nëse i referohej kancelarit gjerman, Musk u përgjigj me emoji duke qeshur.

Musk ka qenë prej kohësh në një kurs përplasjeje me zyrtarët evropianë dhe është vënë nën kritika për rrjetin social X, se ka nxitur gjuhën e urrejtjes./abcnews.al