Metamorfoza shkon për gjykim/ GJKKO merr të pandehur shtatë të akuzuar, për disa krime të rënda

schedule10:38 - 8 Nëntor, 2024

schedule 10:38 - 8 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të forcave operacionale Oltian Bistri dhe 5 personave të tjerë të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza.

SPAK i akuzon ata për disa vepra penela, nga ajo e vrasjes, sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion.

Në seancën e kësaj të premteje trupi gjykues vendosi të kalojë për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme erdhi pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”. Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre prej të pandehurve kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Për këtë gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

NJOFTIMI:
  1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjykim të procedimit penal nr.09/2023, me të pandehur Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.
  2. Në seancën e datës 11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 77, datë 08.11.2024, vendosi:
    1. Pranimin e kërkesës.
    2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 9/2023 në ngarkim të pandehurit:
    3. Pellumb Kole Gjoka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
    4. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
    5. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

  1. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
  2. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;
  3. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal.
  4. Behar Muhamet Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
  1. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
  2. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

  1. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
  2. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;
  3. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal.

iii.     Edmond Luigj Preka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

  1. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

  1. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
  2. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.
  3. Astmer Astrit Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.
  4. Ardrit Qemal Hasanbegaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i

kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

  1. Oltian Dervish Bistri i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 259, 287/1 dhe 295/a/2 i K.Penal.
  • Xhevahir Halim Lita i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (dy herë), parashikuar nga neni 295/a/3 dhe 319/ç i K.Penal.
  1. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë.
  2. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr.9/2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
  3. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga të pandehurit.
  4. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

 

/abcnews.al