Ndoshta të tillë si Xhordan apo Lebron janë të paarritshëm, por askush nuk e ka bërë këtë që po bën ai.
Nikola Jokiç po e vazhdon sezonin e tij të shkëlqyer me mesatare “tripëll dabëlli” duke realizuar një tjetër të tillë.
Ishte një ndeshje si finale në basketbollin amerikan, sepse në Denver mbërriti Oklahoma e pathyeshme deri në atë moment.
Duhej fitorja me patjetër dhe Jokiç ishte vendimtar në rezultatin 124-122.
Në një ndeshje tipike prej NBA, ylli serb shënoi 23 pikë, kapi 20 topa në tabela dhe shërbeu 16 asistë.
Tashmë, ai ka katër tripëll dabëlla në vetëm 8 ndeshje, dhe I afrohet podiumit të të gjitha kohëve, shumë pranë legjendës Mexhik Xhonson.
Në krah të tij ishte Rasëll Uestbruk, I vetmi që ka një ndeshje me të paktën 20 pikë, 20 topa në tabela e 10 asistë, që nga koha e Uilt Çembërlenit.
Në moshën 29-vjeçare, kapiteni I ekipit nga Kolorado synon të jetë sërish më I miri I sezonit, dhe të fitojë titullin e dytë në NBA.
Ai ka mesataren këtë vit 28.8 pikë, 13.5 topa në tabela dhe 11 asistë, e madje saktësi realizimi nga loja 53.2 për qind.
Denveri ka 5 fitore e tri humbje, jo larg kreut që e mbajnë Oklahoma, Feniksi dhe Golden Stejti me nga 7 fitore e një humbje. /abcnews.al