Kabineti i Gjermanisë miratoi sot legjislacionin që prezanton një formë të re të shërbimit ushtarak, sipas burimeve qeveritare.
Legjislacioni, i paraqitur nga ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, rivendos një regjistër ushtarak ku të rinjtë duhet t’i bashkohen ushtrisë kur të mbushin 18 vjeç, duke deklaruar vullnetin dhe aftësinë e tyre për të kryer shërbimin ushtarak.
Sipas legjislacionit, gratë mund të zgjedhin të plotësojnë pyetësorin dixhital.
“Ligji për shërbimin e ri ushtarak na mundëson të riinstalojmë regjistrimin ushtarak që nuk ekziston më – që kur shërbimi bazë i detyrueshëm ushtarak u hoq në vitin 2011.
“Nëse nesër do të krijohej një gjendje e mbrojtjes, ne nuk do të dinim kë mund të rekrutonim sepse nuk ka asnjë bazë të dhënash të plotë”, tha Pistorius përpara vendimit.