Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika ka e konsideruar fitoren e Donald Trump të thellë në 20 vite, pasi sipas tij, Partia Republikane arriti të fitontedhe senatin.
Ai ka theksuar në “News Line” se fushata e Trump kishte në qendër dy faktorë, ekonominë dhe emigracionin e paligjshëm.
Sipas ekspertit, fushata ka qene shumë e tensionuar dhe e polarizuar në të dyja kampet.
“Kisha një ndjesi, mbi fitoren e presidentit të ri të SHBA. Mirëpo, për fat të keq apo të mirë, nuk di si ta konsideroj, të humbur janë zv. presidentja amerikane nga njëra anë dhe kompanitë e sondazheve. Ato kanë rënë jashtëzakonisht, ashtu si në vitin 2021. Kështu që në këtë këndvështrim ishte pak e parashikueshme. Madje, thuhej nga kompanitë e sondazheve që dallimi mes dy kandidatëve do të shkonte në 40 mijë vota. Ata do bënin dallimin midis kandidatëve. Mesa duket kanë qene të gabuara. Pasi janë thuajse të gjitha shtetet e marra nga republikanët.
E dyta, partia Republikane ka arritur të fitojë dhe senatin.
Përpjekjet e kandidatit republikan lidhen me dy faktorë, që është ekonomia dhe emigracionin e paligjshëm. Në kundërshtim me tezat e kandidates demokrate, përforcimin e demokracinë dhe suporti që duhet tu jepej të drejtave të grave për abortin. Gjë e cila nuk ka arritur të përçohet te fituesi aktual. Një rezultat i tillë ishte i përafërt në zgjedhjet e 2004 ku president ishte Xhorxh Bush. Pra, kishte 20 vjet që nuk kishte një rezultat i tillë.
Ka qenë një fushatë shumë e tensionuar, e polarizuar nga të dyja kampet. Hapi i radhës është sfida që të ripërbashkojë amerikanët. Tashmë fitorja e tij është e konsoliduar dhe tashmë pritet veçse vendimi formal”, tha eksperti./abcnews.al