U plagos me thikë nga ish-partneri/ Zbardhet dëshmia e motrës së gruas në Korçë: E ndiqte prej dy vitesh

schedule11:42 - 6 Nëntor, 2024

schedule 11:42 - 6 Nëntor, 2024

Është zbardhur dëshmia e motrës së Marjana Plakës, e cila u plagos me thikë nga ish-partneri Ilia Cani. Ajo ka thënë se motra ka pasur probleme dhe më herët, pasi prej dy vitesh, Cani e ndiqte.

LEXO EDHE: Plagosja në Korçë/ 41 vjeçari qëlloi me thikë ish partneren, rezulton i dënuar më parë për përndjekje

Madje, ajo ka thënë se e plagosura e kishte denoncuar dhe në polici.

Sakaq, motra ka treguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ka qene prezente dhe ka parë gjithçka nga afër.
“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën”, tha ajo./abcnews.al