Kanë një kalendar të vështirë, por për ta nuk duket të jetë problem.
“Të Kuqtë” e Liverpool po fitojnë ndeshje pas ndeshje dhe mbrëmjen e kësaj të marte triumfin e arritën në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligë së UEFA Champions League, ndaj “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, teksa i mundën këta të fundit me shifrat 4-0.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë teksa ishte kolumbiani Luis Diaz, i cili dërgoi tre herë topin në rrjetë, në minutat 61’, 83’ e 92’, ndërsa goli jetër për djemtë e Arne Slot erdhën nga këmbët e “tulipanit” holandez Cody Gakpo përkthen më së miri në gol një pasim perfekt të “faraonit” egjiptian, Mohamed Salah, në minutën e 64’-t.
Falë këtij rezultati, Liverpool ngjitet në vendin e parë të renditjes me pikë të plota (12) pas 4 javëve të para, ndërsa Bayer Leverkusen mbetet në vendin e 9-të me 7 pikë. /i.m /abcnews.al