Të dhënat e publikuara në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, tregojnë se gjysma e grave të vrara në të gjithë botën, kanë pësuar dhunë nga partnerët ose familja.
Raporti thekson se është e vështirë të bëhet përcaktimi i saktë i numrit të përdhunimeve.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara vlerësojnë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre dhe sulmeve seksuale, por nga ana tjetër vlerëson se rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën kanë pasur seks të detyruar në një moment të jetës së tyre.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut, por shumë shpesh nuk raportohet për shkak të pandëshkueshmërisë, turpit dhe pabarazisë gjinore”, raportojnë Kombet e Bashkuara./abcnews.al