Borrell viziton Korenë e Jugut mes alarmit për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

schedule10:51 - 4 Nëntor, 2024

schedule 10:51 - 4 Nëntor, 2024

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar bisedime me homologun e tij koreano-jugor Cho Tae-yul, mes shqetësimeve në rritje mbi dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi për luftë me Ukrainën.

Borrell mbërriti në Korenë e Jugut pas një udhëtimi në Japoni dhe një vizite në Zonën e Demilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy Koretë, shkruan Reuters.

“Vizita ime sot në Zonën e Demilitarizuar midis Republikës së Koresë dhe DPRK-së është një tjetër kujtesë e nevojës për të investuar më shumë në paqe”, tha Borell.

Siç raportohet, Borrell po viziton Korenë e Jugut për të çuar bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes midis BE-së dhe Seulit në “nivelin tjetër”.