Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Superliga Greke/ Nuk gabojnë “gjigantët”, Panathinaikos, AEK e PAOK sigurojnë fitoret e radhës

schedule21:36 - 3 Nëntor, 2024

schedule 21:36 - 3 Nëntor, 2024

Edhe këtë vit pritet të jetë një garë e ethshme për titullin kampion.

Kanë përfunduar katër sfidat e së dielës të vlefshme për javën e 10-të të Superligës Greke, me “gjigantët” e futbollit “helen”, Panathinaikos, AEK e PAOK, që kanë arritur fitore tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Kështu, dy kryesuesit e kampionatit Aris e PAOK kanë arritur triumfet e radhës me skuadrat nga Selaniku, që triumfuan respektivisht 3-1 e 2-1 ndaj Levadiakos e Lamia, duke vijuar të mbeten në majë të tabelës së kryesimit, me nga 21 e 20 pikë.

Fitore minimale kanë arritur edhe “Verdhezinjtë” e AEK, të cilët iu “falën” golit të “yllit” latin, Levi Garcia, i cili gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesë së parë, gol që mjaftoi për të siguruar 3 pikët, duke çuar kështu skuadrën në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 3-të, ndërsa kundërshtarët e Atromitos mbeten në vendin e 9-të me 11 pikë.

Në krahun tjetër, “Të Gjelbërit” e Athinës kanë triumfuar minimalisht në transfertën e Volos, me golin e vetëm në fitoren 1-0 që erdhi falë goditje perfekte të mesfushorit serb, Filip Djuricic, i cili falë kësaj rrjete të gjetur ngjitur skuadrën e tij në vendin e 5-të të renditjes me 16 pikë, ndërsa Volos mbetet në vendin e 11-të me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!