Ligue 1/ Auxerre “turpëron” Rennes, Toulouse e Le Havre nuk gabojnë në “shtëpi”

schedule21:06 - 3 Nëntor, 2024

schedule 21:06 - 3 Nëntor, 2024

Janë zhvilluar këtë të dielë tre sfida të tjera të vlefshme për javën e 10-të të kampionatit francez, Ligue 1, ku padyshim ka patur edhe shumë rezultate surprizë.

Kështu, skuadra e Reims është mundur 1-0 në transfertën e Toulouse, ku për vendasit në “Stadium Municipal” golin e vetëm e shënoi marokeni Zakaria Aboukhlal, duke ngjitur kështu skuadrën e tij në vendin e 12-të të tabelës me 12 pikë, dy më pak se kundërshtarët e Reims, të cilët mbeten në vendin e 8-të.

Humbje të madhe ka pësuar skuadra e Rennes, e cila u “turpërua” në transfertën e “Stade de l’Abbe-Deschamps”, nga Auxerre me rezultatin e thellë 4-0, ku protagonist ishin Gaetan Perrin, me një dopietë, Lassine Sinayaoko e Ado Onaiwu, në minutat 27’, 39’, 65’  e 92’, me “Të Kaltërit” vendas që ngjiten në vendin e 10-të të renditjes së Ligue me 13 pikë, 2 më shumë se Rennes në vendin e 13-të.

Në përballjen tjetër të ditës Le Havre ka arritur të fitojë 1-0 në “Stade Ocean”, përballë rivalëve të Montpellier, me golin e vetëm për vendasit që erdhi nga këmbët e Abdoulaye Toure pas një 11-metërshi, duke ngjitur skuadrën në kuotën e 9 pikëve në vendin e 17-të, ndërsa Montpellier thellon krizën e këtij sezoni duke mbetur me vetëm 4 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!