Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Magjia franceze në NBA/ Wembanyama shkruan historinë e koshit amerikan, realizon 5 bllokime gjuajtjesh e 5 vjedhje në një ndeshje

schedule15:56 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:56 - 3 Nëntor, 2024

Vetëm tre lojtarë janë kanë dalë në histori.

Nuk po flasim as për Majkëll Xhordanin, Lebron Xhejmsin, Uilt Çembërlenin, Kobi Brajantin apo Lerri Bërdin.

I fundit ishte një francez I ri, 20-vjeçari Viktor Uembaniama.

Ylli I veçantë I San Antonios pati 5 bllokime gjuajtjesh e 5 vjedhje topi në fitoren që Spërsat arritën në fushën e Jutës me shifrat 106-88.

Ishte e dyta ndeshje e tillë për të.

Që nga viti 1973, kur në NBA nisën të llogariteshin këto statistika, këtë e kanë bërë vetëm Hakim Olaxhuon dhe rusi Andrej Kirilenko.

Olaxhuon, dy herë kampion I NBA-së dhe kampion olimpik, ia doli gjashtë herë, ndërsa Kirilenko dhe Uembi nga dy herë, por dy të parët e kanë mbyllur karrierën, ndërsa francezi është në javën e dytë të sezonit të tij të dytë në Shtetet e Bashkuara.

Ai pati edhe 25 pikë, 9 topa në tabela, 7 asistë në fitoren kundër Jutës.

Trajneri legjendar, Greg Popoviç, po përpiqet të krijojë një tjetër skuadër kampione pas atyre me Tim Dankënin, Xhinobilin apo Toni Parkerin, dhe “perla” e radhës është pikërisht Uembi.

I ardhur nga Europa, Uembaniama na rikujton disa lojtarë të veçantë të kontinentit të vjetër.

Me shtatlartësinë 2.21 metra, ai ka vizionin dhe fantazinë e legjendës së dikurshme sovjetike dhe lituaneze, Arvidas Sabonis, që shërbente lehtësisht asistet edhe pse gjatësia e tij arrinte në 2.23 metra.

Uembi ka elegancën dhe shkathtësinë e kroatit Toni Kukoç, e padyshim fantazinë e tij, ndërsa ish-kampioni I Europës me Jugoplastikën fitoi tri herë titullin në NBA me Çikago Bullsat e Xhordanit dhe Pipenit.

Gjithsesi, krahasimin mund ta bëjmë me kampionin e sotëm, Nikola Jokiç, të paktën për aftësinë për asiste, pikë dhe topa në tabela.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar cilësohet si njëri nga më të kompletuarit në histori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!