Policia i gjeti tre veta në një dhomë hoteli: Si u arrestua “Zogu i Tiranës” dhe akuzat për prostitucion

schedule13:05 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:05 - 25 Nëntor, 2019

Pas hetimeve 1-vjeçare nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, është vënë në pranga Hermes Nikaj, 28 vjeç. Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës” i cili siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë.

abcnews.al mëson nga Prokuroria se në momentin kur ka ndërhyre policia, në dhomën e hotelit ka gjetur Hermes Nikaj dhe Artur Gjinin.

“Zogu i Tiranës” ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprat penale. Ndërkohë Anjeza Beno pronarja e një qendre estetike e arrestuar në date 9 nuk është bërë publike për shkak që të mos prishen hetimet Gjykata, e cila e ka lënë në arrest shtëpie.

Gjithashtu mësohet se më date 9 është arrestuar dhe Armando Nushi, klient.

Anjeza gjente femra dhe ua dërgonte klientëve kryesisht emigrantë me taksi të rastit ose me makinat e klientëve. Ndërkohë po hetohen në gjende të lire dy vajza.

Mësohet se  vajza me iniciale D.M ka treguar te gjithe historine se si ka ndodhur shfrytezimi.

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u arrestua ditën e djeshme për shfrytëzim prostitucioni. Policia njofton se për arrestimin e tij ka realizuar një hetim 1 vjeçar në bashkëpunim Prokurorinë e Tiranës. Përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren Nikaj u arrestua në akuzën e prostitucionit.

Së bashku me  ‘Zogun e Tiranës’ në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të “prostitucionit” dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në dëshminë e dhënë ditën e sotme pas arrestimit ai ka mohuar akuzën e prostitucionit, pasi sipas tij vajzat kryenin marrëdhënie me dëshirë, dhe nuk kishin qëllim përfitimin financiar.

Vajzat kërkonin vetë të shkonin nëpër hotele, nuk i dërgoja unë, ai është shprehur se vajzat shkonin me dëshirë dhe jo kundrejt pagesës, ky nuk quhet prostitucion“, mësohet të ketë thënë Nikaj.

Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), është një emër i njohur i ekranit për shkak të pjesëmarrjes në disa emisione televizive, dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërkohë edhe një 43-vjeçare me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznesin  e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Hermes Nikaj gjithashtu ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, “Te Zogu”, por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion./abcnews.al