Aksidenti me vdekje në autostradën “Milot – Morinë”, arrestohet 24-vjeçari

schedule11:45 - 2 Nëntor, 2024

schedule 11:45 - 2 Nëntor, 2024

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

24-vjeçari Jeton Selimi pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.