Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ka votuar për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka deklaruar hapur mbështetjen e saj për kandidaten demokrate Kamala Harris.
“Unë votova jo vetëm për të drejta të barabarta, por për arsye dhe dinjitet njerëzor”, ka shkruar ndër të tjera Aniston.
Aktorja madje u bëri thirrje ndjekësve të saj të votojnë “për t’i dhënë fund kësaj epoke frike, kaosi dhe sulmesh ndaj demokracisë”.
Postimi i plotë i Jennifer Aniston:
“Sot votova jo vetëm për aksesin në kujdesin shëndetësor, për lirinë riprodhuese, për të drejta të barabarta, për shkolla të sigurta dhe për një ekonomi të drejtë, por edhe për ARSYEN dhe DINJITETIN NJERËZOR.
Mos harroni, kushdo që jeni, kudo që jetoni, zëri juaj ka rëndësi. VOTA juaj ka rëndësi.
E di qe nuk jemi dakord per cdo gje, dhe kjo eshte bukuria e ketij vendi, por O Zot, a nuk jeni lodhur nga kjo atmosfere negative mes nesh? Nga bullizmi dhe kërcënimet e vazhdueshme tek ata që nuk mendojnë njësoj si tjetri?
Le t’i japim fund kësaj epoke frike, kaosi dhe sulmesh ndaj demokracisë sonë – dhe të votojmë për dikë që do të na bashkojë dhe nuk do të vazhdojë të kërcënojë ndarjen.
Me shumë krenari votova për Kamala Harris dhe Tim Walz.
Jemi shumë me fat që kemi të drejtën e VOTIMIT, dhe këto zgjedhje janë në duart tona! Na ka mbetur vetëm një javë deri në ditën e zgjedhjeve, ndaj bisedoni me miqtë tuaj, familjen tuaj, fqinjët tuaj dhe le të gjejmë rrugën e kthimit tek njëri-tjetri me respekt, qëllim të përbashkët dhe DASHURI”./abcnews.al
View this post on Instagram