VIDEO | Akull i ftohtë, Sadiku gjen rrjetën me Malagan!

schedule17:38 - 24 Nëntor, 2019

schedule 17:38 - 24 Nëntor, 2019

Armando Sadiku rikthehet me gol pas dëmtimit të pësuar. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë të Malagës në ndeshjen shtëpiake kundër Elches, duel të cilin e ka nisur si titullar.

Ekipi andaluzian ka arritur të barazojë ndeshjen. 28-vjeçari nga Elbasani ktheu një gol një penallti të akorduar për Malagën në minutën e 79-të, duke i hapur rrugë barazimit të ndeshjes.

Vendasit po kalojnë një moment të vështirë dhe renditën në vendet e fundit të divizionit të dytë të futbollit spanjoll. Edhe Keidi Bare e ka nisur si titullarë takimin e sotëm, teksa ky ishte goli i katërt në këtë kampionat për Sadikun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!