Fëmija më i njohur shqiptar, 2-vjeçari fenomenal Luan Hasani ka marrë vëmendjen e figura të njohura të sportit dhe jo vetëm.
Labinot Hasani, babai i 2-vjeçarit ka dhënë një intervistë ekskluzive në “ABC e mëngjesit” në ABC News, duke folur për talentin e djalit dhe se si videot e publikuara në rrjete sociale të djalit që luante me top, pushtuan rrjetin.
2-vjeçari Luan Hasani me videot e tij, shihet shumë energjik dhe aktiv, ndërsa u bë i famshëm për një natë.
“Postova video në mbrëmje dhe në mëngjes kishte gati 9000 ndjekës e miliona klikime. Kështu filluam të xhirojmë dhe vazhduam në këtë mënyrë ku pati shumë ndjekës. Më pas lindi djali i dytë, dhe patëm bërë disa postime në Instagram dhe menjëherë pati shumë klikime. Ishte Sharon Stonë, Infantino, Lorik Cana dhe figura të tjera të njohura që e postuan. Kemi shumë oferta të ndryshme marketingu, por edhe emisione të njohura që kanë kërkuar pjesëmarrjen e tij, por deri tani kemi vendosur për jo. Me famën e Luanit nuk munguan ofertat e marketingut, por nuk kam qëllimin me bo para, pasi prioriteti është familja me investuar kohë me fëmijën. Pasi kur kaloj kohë me ta kënaq shpirtin. I kam arritur të gjitha dhe për momentin ky është prioriteti im. Ajo që mund të vijë në të ardhmen nuk e di, por tani për tani kam thënë jo ofertave…”, u shpreh ai.
Gjithashtu babai i 2-vjeçarit u shpreh shumë i emocionuar, ndërsa sërish thekson se djali është vetëm 2 vjeç dhe të ardhmes asnjëherë nuk i dihet nëse do të bëhet apo jo futbollist, por ndjehet i bekuar.
“Luani për momentin nuk e di që është i famshëm, por mendoj çdo ditë se si mund të jetë e ardhmja. Por unë do të jem pas tij 100 % do ta mbështes në çdo hap”, rrëfeu i emocionuar babai i 2-vjeçarit.
/abcnews.al/