Prej orës 17:00, opozita ka nisur protestën, duke bllokuar disa nga akset kryesore në vend.
Për të shmangur trafikun, Policia Rrugore e Lezhës ka devijuar trafikun tek kryqëzimi i Shënkollit dhe vijoi lëvizjen e mjeteve drejt aksit të vjetër Milot-Mamurras.
Kjo ka bërë që mjetet të mos qëndrojnë të bllokuara.
Vetëm mjetet e tonazhit të rëndë janë ndaluar pranë kryqëzimit të Shënkollit deri në hapjen e rrugës./abcnews.al