Një sherr ka ndodhur mes dy 14-vjeçarëve në një kalçeto në Elbasan. Mësohet se një 14-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë bashkëmoshatarin e tij, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Si pasojë, i mituri është shoqëruar në ambientet e policisë së bashku me prindërit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit, shtetasi 14 vjeç, i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë), dyshohet nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi si pasojë e një konflikti të castit gjatë lojës në një ambient sportiv.
I mituri është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.
Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë).
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al