Përmes një video të postuar mëngjesin e sotëm në facebook, kryeminsitri Rama shpjegon hapat që duhet të merrni për t’u bërë pjesë e portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Sipas tij kjo është e vetmja mundësi punësimi reale në institucionet e sistemit shëndetësor sot, sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë video informuese mbi hapat e thjeshtë që duhet të merrni për t’u bërë pjesë e portalit “Infermierë për Shqipërinë”, e vetmja mundësi punësimi reale në institucionet e sistemit shëndetësor sot, sipas një sistemi transparent të vlerësimit të meritës, ju uroj një ditë të mbarë – shkruan kryeminisitri.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155464841006523/
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin online “Infermierët për Shqipërinë”, përmes të cilit do të bëhet rekrutimi në punë i infermierëve.
Rama tha se aktualisht janë 420 vende të lira pune për infermierë. Kreu i qeverisë lajmëroi rritje pagash për këtë kategori dhe bonus deri në 250 mijë lekë për mjekët specialistë që pranojnë të punojnë në rrethe./abcnews.al