OKB: Popullsia në Rripin verior të Gazës është e rrezikuar nga lufta

schedule11:34 - 28 Tetor, 2024

schedule 11:34 - 28 Tetor, 2024

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka reaguar për situatën në Lindjen e Mesme.

OKB ka paralajmëruar se e gjithë popullata në pjesën veriore të Rripit të Gazës është e rrezikuar.

“Qindra palestinezë dyshohet se janë vrarë. Dhjetëra mijëra u detyruan përsëri të iknin. Spitalet u goditën dhe punonjësit e shëndetësisë u arrestuan. Strehimoret u boshatisën dhe u dogjën. Shërbimet e urgjencës u penguan për të shpëtuar njerëzit nga nën rrënoja. Familjet janë të ndara, “tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Emergjencave, Joy Msuya.

Ajo shtoi se forcat izraelite nuk duhet të lejohen të vazhdojnë të veprojnë në Gazën e rrethuar.

/abcnews.al/