Ishte padyshim një fitore spektakolare.
“Bergamaskët” e Atalanta kanë arritur të triumfojnë me shifrat e thella 6-1 ndaj skuadrës së Verona, duke siguruar tre pikë të arta në “Geëiss Stadium”, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Protagonistët absolut ishin padyshim Mateo Retegui, i cili realizoi një dopietë, Ademola Lookman me dy gola e dy asiste dhe belgu Charles De Ketalaere, me një gol e dy asistime, ndërsa në “tabelën e nderit” hyri edhe De Roon, i cili shënoi golin e parë të sfidës, e për miqtë goli i nderit erdhi në fundin e pjesës së parë nga Sarr.
Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet në vendin e katërt të tabelës me 16 pikë, po aq sa Juventus i vendit të tretë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 15-të të renditjes, me 9 pikë, pas nëntë javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al