Kategoria e Parë/ Nuk ndalet Flamurtari, “Kuqezinjtë” kërkojnë me ngulm elitën

schedule18:56 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 26 Tetor, 2024

Jave 10 e Kategorisë së Parë dhuron tashmë një kryesues të ri të vetëm. Flamurtari me fitoren e 8 radhazi në kampionat tashmë është i pari i shkëputur në kampionat.

Vlonjatët mposhtën 1-0 Kastriotin dhe përfituan nga barazimi mes rivalëve më të afërt, Vora dhe Besa, për të krijuar një distancë të vogël sigurie me ekipet që e ndjekin.

Në sy bie fakti se “i pari i të tjerëve” është Burreli, që mban vendin e katërt në klasifikim aktualisht, falë fitores që mori ndaj Erzenit, me shijakasit që mbyllin tabelën dhe duket se po zbehin pak nga pak shanset e tyre për të qëndruar edhe në këtë kategori. /i.m /abcnews.al