Shtrëngim dhënie pasurie dhe kalim i paligjshëm kufiri, ekstradohen dy persona të dënuar me burg

schedule09:52 - 26 Tetor, 2024

schedule 09:52 - 26 Tetor, 2024

Dy persona të dënuar me burg janë ekstraduar, njoftojnë autoritetet shqiptare.

Një italian është ekstraduar drejt Italisë pasi Gjykata e Savonas e ka dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burgim për shtrëngim për dhënie pasurie në vitin 2014.

Ndërsa një 26 vjeçar nga Bulqiza është ekstraduar nga Vjena. Në vitin 2022, gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 3 vjet e 4 muaj burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

26-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burgim, rreth 2 vjet./abcnews.al