Kërkohej një fitore dhe ajo u arrit.
“Demat” e Torino kanë lënë pas krahëve serinë e katër humbjeve radhazi, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje kanë triumfuar me rezultatin minimal, 1-0, ndaj skuadrës së Como, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Serie A.
Një gol nga 19-vjeçari suedez, Alieu Njie, në pjesën e dytë të sfidës mjaftoi për fitoren e “torinezëve”, të cilët siguruan 3 pikë të arta.
Kështu, Torino ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes, me 14 pikë, po aq sa Milan i një vendi më sipër dhe vetëm dy pikë larg zonës Champions, ndërsa Como mbetet në vendin e 14-të të tabelës, em 9 pikë pas nëntë javësh. /i.m /abcnews.al