TIRANË- Pas disa javësh tension në parlament, me djegie karrigesh, zhurmës rreth foltores apo përplasjeve me gardistët, demokratët duket se po shkojnë drejt zbutjes së aksionit të tyre.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga izolimi në shtëpi, këtë të premte foli për betejë në Parlament për pensionet.
“Beteja jonë në parlament do jetë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar dhe mbi këtë minimum rritjen e pensioneve në varësi të ditëve të punës dhe invaliditetit.”
Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se Sali Berishën askush nuk e merr më seriozisht. Ajo shtoi se ish-kryeministri është i braktisur nga të gjithë dhe askush nuk i beson për ato që artikulon.
“Berisha çfarë thotë sot nuk e thotë nesër, nuk ka më frymë, taksat dhe nuk ka njerëzit për të sjellë gjëra të reja. Një person që është me pizhame poshtë dhe me xhaketë sipër, unë s’e marrë fare seriozisht. Berishën nuk e beson më askush. Do ishte mirë që vetë ta shijonte pensionin, vetë i pari”, tha ajo.
Teksa grupi ligjor dhe mbrojtës i Sali Berishës është duke u përgatitur për seancën shqyrtuese të 19 nëntorit, në Gjykatë Kushtetuese ka mbërritur një shkresë. Berisha përmes avokatëve të tij kërkon që në këtë seancë të mos jetë gjyqtarja Marsida Xhaferllari, emërtesë kjo e institucionit të Presidentit.
Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Por arsyeja që Juristët e Berishës e shohin gjyqtaren në konflikt interesi me ish-kryeministrin, nuk është ligjore, por politike. Ne ankese ata i referohen zonjës Xhaferllari si partnerja e Enkelejd Alibeajt dhe për këtë pretendon se ka konflikt interesi. Për këtë lëvizje, Gjikondi u shpreh se nuk pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë pro kërkesës së Sali Berishës.
“Nuk e besoj, sepse e rithem, dosja e Berishës është një nga dosjet të shteruar nga ana ligjore dhe juridike, procedurale. Më shumë vonesë, drejtësia shqiptare rikonfirmoi tekstin që Blinken e kishte shpallur non grata. Nëse dy institucione që kanë treguar integritet, kanë qenë Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK”, tha ajo/abcnews.al