Broja “sheh” fushën/ Sulmuesi kuqezi vijon rikuperimin, trajner: I duhet edhe pak

schedule15:42 - 25 Tetor, 2024

schedule 15:42 - 25 Tetor, 2024

I duhet edhe pak kohë, më saktë edhe pak javë për t’u kthyer në fushë. Armando Broja bëhet gati për t’I dhënë fund kalvarit të gjatë me dëmtimin në tendinën e akilit, që e ka mbajtur jashtë në këtë sezon.

Konfirmimi vjen nga trajneri i tij tek Everton, Sean Dyche. Në konferencën e fundit përpara mediave, tekniku iu përgjigj interesimit të gazetarëve për ecurinë e rikuperimit të sulmuesit shqiptar.

“E qartë se nuk do të luajë edhe për pak javë. Por ai po ecën shumë mirë me përgatitjet personale. Duket i fortë edhe me vrapimet, por ka nevojë për një periudhë stërvitore tani, për të qenë plotësisht gati për të luajtur”.

Armando Broja u transferua te Everton nga Chelsea në orët e fundit të merkatos së verës. Por që nga ajo ditë është detyruar të merret me rikuperimin nga dëmtimi në tendinën e Akilit, që e la jashtë edhe nga ndeshjet e kombëtares. Me skuadrën kuqezi, ai pritet të kthehet vetëm vitin e ardhshëm, ndërsa shpreson që të luajë me Everton në Premier Ligë, deri në fund të këtij viti.