“Për takimin me shqiptarët e Amerikës”, Rama ndan videon nga New York: Krenar për Shqipërinë që flitet me fjalë të mira kudo në botë

schedule08:10 - 25 Tetor, 2024

schedule 08:10 - 25 Tetor, 2024

Me 26 Tetor, kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin me shqiptarët që jetojnë në Neë York të SHBA-ve në kuadër të turit me diasporën. Kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjete sociale të një billboard-i në qytetin amerikan, ku theksohet vendi dhe ora ku do të mbahet takimi.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian.

Pasnesër, e shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, shkruan kryeministri Rama.

/abcnews.al