Rreth 120 kilogramë kanabis në proces tharjeje janë asgjesuar në Vaun e Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis.
Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al