Meta mbetet në qeli/ Kthupi: Akuzat ndaj ish presidentit, të rënda. Rrezikon më e pakta, mbi 10 vite burg

schedule13:19 - 24 Tetor, 2024

schedule 13:19 - 24 Tetor, 2024

Juristi Rezart Kthupi thotë se akuzat ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, ish presidentit Ilir Meta janë të rënda.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se nëse vërtetohet se ai është fajtor, mund të dënohet të paktën me mbi 10 vite burg.

“Nuk është vetëm çështja Meta. Kemi dosjen Partizani, është çështja Meta. Për interesa të caktuara personale, kanë deformuar kuardin ligjor. Janë ndryshime ligjore që prekin interesa të caktuara të një rrjeti të caktuar njerëzish. Deformohet kuadri ligjor, sepse persona të caktuar, deformojnë ligjin, kuadrin ligjor, për interesa të caktuara. Kur një politikan blen 12 mijë euro në një dyqan, nuk ka lidhje me realitetin. Janë 3 akuza, të konsiderueshme, jo të lehta. Nëse do isha avokat, do thoja që është çështje e vështirë. Prokuroria ka bërë punë të mirë me dokumentimin, punë të shkëlqyer. Unë mendoj se nëse prokuroria mund ta provojë, do jetë dënim kumulatim, dënimi do të jetë mbi 10 vjet”, theksoi ai./abcnews.al