Dy gola të shpejtë janë shënuar në “San Siro”. Napoli zhbllokoi shifrat në minutën e 24-t, teksa kuqezinjtë reaguan menjëherë dhe barazuan pesë minuta më vonë. Hirving Lozano kaloi ekipin e Carlo Ancelottit në avantazh. Insigne lëshoi një goditje të bukur drejt portës, por topi u ndal në traversë.
Sulmuesi meksikan përfitoi dhe e dërgoi në rrjetë. Ekipi i Stefano Piolit u hodh në sulm dhe gjeti golin me anë të Bonaventurës. Mesfushori rikthehet të shënojë pas më shumë se një viti me anë të një goditje shumë të bukur. /abcnews.al