Janë mbyllur takimet e orës 16:00 në Premier League dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Arsenali nuk ka marrë dot më shumë se një pikë përballë vendit të parafundit, Southampton, duke u ndarë me rezultatin 2-2. Madje, “Topçinjtë” barazuan vetëm në minutën e 90+5′.
Liverpool ka marrë një fitore të vuajtur 1-2 në transfertë përballë Crystal Palace. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Mane ai që kaloi në avantazh të kuqtë e Jurgen Klopp, ndërsa Zaha barazoi në minutën e 82′. Firmino tre minuta më vonë i dha tri pikët Liverpoolit.
Leicester ruan vendin e dytë të renditjes, pas fitores 0-2 në transfertë përballë Brighton. Ayoze Perez dhe Jamie Vardy shënuan për “Dhelprat”. Watford nuk po di të dalë nga kriza dhe është mposhtur sërish, kësaj radhe në shtëpi 0-3 nga Burnley. Norwich ka befasuar Evertonin, duke i mposhtur në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin e pastër 0-2./abcnews.al