“Shqipëria, rrugë të mirë drejt BE”, Von der Leyen publikon foton me Ramën: Puna e vështirë po ju shpërblehet

schedule16:00 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:00 - 23 Tetor, 2024

Pas pritjes nga kryeministri Rama, në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndau me ndjekësit në rrjetin social X.

“E lumtur të nis turin tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën një rrugë të mirë drejt Bashkimit Europian. Është rezultati i një pune të vështirë shumë vjecare. I dashur Edi, ju keni treguar durim dhe vision. Dhe kjo po ju shpërblehet”- Von der Leyen.