TIRANË- Pedagogu Roland Lami thotë se një pjesë e madhe ka shpresuar se qarkullimin i elitave politike në Shqipëri do të bëhej përmes votës, por ky besim shtoi ai, duket i pamundur.
Ai theksoi në “Real Story” se nëse drejtësia ka marrë këtë rol për të larguar elitën e vjetër politike, do duhet të veprojë pa dallime, majtas dhe djathtas.
“Ne dot të shpresonim që qarkullimi i elitave të mos bëhej përmes gjyqësorit, por të bëhej nëpërmjet votës së lirë. Tek djathta ka një zhvillim, që tre drejtuesit e partive kryesore, kryetari I PD, kryetari i PL, dhe i Partisë Republikane janë ose nën hetim, ose në izolim ose në burgosje. Në këtë kuptim do thoja, se nëse mendohej se instrumenti i gjyqësorit të na ndihmojë të qarkullojë elitat, e tillë duhet të jetë edhe në krahun tjetër. Nëse do e marrim këtë presim po flas”, tha ai./abcnews.al