Audi RS Q8 thyen rekordin e Mercedesit në “Nurburgring”

schedule16:32 - 23 Nëntor, 2019

schedule 16:32 - 23 Nëntor, 2019

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka zgjeruar gamën e modeleve sportive në kategorinë SUV , duke publikuar modelin RS Q8.

Kjo veturë e ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë në pistën “Nurburgring” për kategorinë e veturave SUV, të cilin më parë e mbante vetura Mercedes-Benz AMG GLC 63 S. Modeli RS Q8 këtë pistë e kaloi për 7 minuta e 42 sekonda, shtatë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.

Audi RS Q8 ka motor me vëllim prej 4.0 litrash, me tetë cilindra, i cili prodhon 600 PS, njësoj si modelet RS6 dhe RS7. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Ky model do të shitet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe timonin e tij mund ta keni në duart tuaja për 127 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!