Një aksident automobilstik është regjistruar mesditën e së martës në autostradën Vlorë-Fier.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe drejtuesi është lënduar. Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.
I plagosuri u shoqërua me ambulancë në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al