Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Meta në pranga/ Idajet Beqiri: E mendonte veten të paprekshëm, por Kodi Penal është i njëjtë për të gjithë

schedule18:42 - 21 Tetor, 2024

schedule 18:42 - 21 Tetor, 2024

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u vu në pranga mesditën e kësaj të hënë. Ai u vu në pranga në hyrje të qytetit të Tiranës, teksa po kthehej nga Kosova.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se Policia e Shtetit thjesht zbatoi detyrën, pasi ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Posaçme.

“Polica thjesht e ekzekutoi vendimin e Gjykatës. Ai e shkatërroi detyrën e lartë që ju dha, atë të kryetarit të shtetit me këto gjeste. E solli aty një politikë të mbrapsht”, tha ai.



Ai theksoi se Ilir Meta në momentin e arrestimit tregoi sjellje “rrugaçërie” ndaj policisë, e cila ndërhyri për ta arrestuar. Sipas avokatit, ish-kreu i Lartë i Shtetit e mendonte veten të paprekshëm dhe kishte haruar se Kodi Penal është i njëjtë për të gjithë.

“Ai bënte si një rrugaç rruge. Këta janë ata tipa, që nuk njohin shtet, nuk njohin institucione, nuk njohin ligj. Meta e mendonte veten të paprekshëm. E sotmja tregoi se je një qytetar si gjithë qytetarët. Kodi Penal është i njëjtë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!