SPAK: Ja si vodhi Ilir Meta/ Prokuroria e Posaçme: Përdori pushtetin si ministër për lidhjet e kontratës ÇEZ-DIA

schedule18:32 - 21 Tetor, 2024

schedule 18:32 - 21 Tetor, 2024

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme të përfshirë në disa raste korruptive, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

SPAK njoftoi zyrtarisht se Ilir Meta në kohën që mbante postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitkës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve duke përfituar vlera monetare nga administratori I kompanisë DIA Kastriot Ismailiaj edhe pse kompania e tij nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.

“Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve”

Sipas SPAK, çifti Meta Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare. Për këtë marëveshje çifti Meta-Kryemadhi kanë përfituar para në përqindje nga fitimi i kompanisë e cila i la pajisur edhe me karta krediti .

“Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Të përfshirë në këtë marrëveshje korruptive rezultojnë edhe Pirro Xhixho, babai I deputetes së partisë së Lirisë, që ka mbajtur postin e kryetarit të AKEP.

“Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.

Po kështu çifti Meta kryemadhi rezultojnë të përfshirë në një tjetër episod korruptiv duke marrë përsipër dhe duke ndryshuar në Kuvendin e Shqipërisë një ligj për një biznesmen me inicialet S.M dhe kanë përfituar prej tij përkohësisht një vilë.

SPAK thotë se Ilir Meta nuk ka deklaruar një shumë prej më shumë se 463 mijë dollarësh për lidhjen e një kontrate lobimi mes LSI dhe një kompanie lobuese në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po kështu blerja e një apartamenti dubleks në zonën e ish-bllokut nga  Meta kryemadhi dhe nëna e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi ka dyshime se është blerë me para që burojnë nga korrupsioni.

“Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare. “

Rasti i fundit lidhet me shpenzimet mjekësore të kryera gjatë viteve 2013-2019 në një klinikë private që bashkëshortët në vlerën totale prej 106.125 Euro që bashkëshortët nuk i kanë deklaruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!