Katër persona janë arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Rrethinat”.
Në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me kanabis me vete dhe në automjet, policia arrestoi të katër shtetasit, të cilët janë banues në Shkodër.
Në pranga kanë rënë shtetasit Pajtim Lame 41 vjeç; Bajram Bajrami 23 vjeç; Dod Kunoraj 40 vjeç; dhe Ndue Lala 43 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit. Gjithashtu, dyshohet se oeganizatori i grupit, një 43-vjeçar, pastron paratë dhe produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.
Forcat e policisë sekuestruan një sasi lënde narkotike, automjeti tip “Mitsubishi” me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularët e tyre./abcnews.al