Flaket “përpijnë” një magazinë/ Lezhë, u dogj sasi e madhe e lëndëve ushqimore për bagëtitë

schedule11:46 - 21 Tetor, 2024

schedule 11:46 - 21 Tetor, 2024

Një magazinë lëndësh ushqimore për blegtorinë u përfshi nga flakët këtë të hënë në fshatin Gramsh të Lezhës.

Zjarri dogji plotësisht magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Megjithëse mbërritën shumë shpejt, zjarrfikësit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës së thatë ushqimore.

Fatmirësisht flakët u vunë nën kontroll që të mos përhapeshin në shtëpinë që ndodhej pranë saj.

Kryefamiljari Pashur Vasa tha se dëmet janë të mëdha, por e rëndësishme sipas tij është që gjithçka u mbyll vetëm me dëme materiale.

Për shkak të vështirësisë për të shuar plotësisht flakët, zjarrfikësit kanë qëndruar në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll zjarrin, pasi magazine ndodhej në një lagje me disa banesa pranë.

/abcnews.al